Bologna e drejtuar nga Vincenzo Italiano duket se do të jetë një rival i fortë të paktën për zonën në Champions në Serie A. Kuq e blutë fituan sot në transfertë 0-2 në Friuli ndaj Udinese.
Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Riccardo Orsolini gaboi nga penalltia në fund të pjesës së parë, e cila nga portieri i Udinese, Maduka Okoye.
Në pjesën e dytë, Bologna shënoi dy herë me anë të Tommaso Pobega, i cili është i huazuar nga Milan me të drejtë blerjeje për 12 milionë euro në fund të sezonit. Mesfushori shënoi fillimisht në minutën e 54-të, pas asistit të Orsolini dhe në minutën e 60-të, pas një gafe fatale të portierit vendas.
Me këtë fitore, Bologna ngjitet në vendin e tretë me 24 pikë, aq sa Inter dhe Roma. Në ndeshjen tjetër, barazim spektakolar 3-3 në Cagliari-Genoa.
The post Bologna e ka shumë seriozisht këtë sezon, super fitore në Friuli dhe i bashkohet Interit dhe Romës në krye (video) appeared first on Telesport.











