Zelensky miraton ekipin negociator, ndërsa Ukraina, SHBA dhe vendet evropiane pritet të diskutojnë një marrëveshje të mundshme paqeje.
Në Zvicër pritet të zhvillohen bisedimet e radhës të paqes, ku përfaqësues të Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane do të marrin pjesë për të diskutuar mbi një marrëveshje të mundshme paqeje dhe garancitë e sigurisë.
Presidenti Volodymyr Zelensky ka firmosur përbërjen e delegacionit ukrainas dhe mandatin e tij, duke theksuar se ekipi do të mbrojë interesat e shtetit dhe popullit ukrainas gjatë negociatave.
Sipas njoftimit zyrtar, delegacioni do të drejtohet nga shefi i Zyrës së Presidentit, Andriy Yermak, ndërsa pjesë e ekipit do të jenë drejtues të lartë të strukturave të sigurisë dhe diplomacisë:
-
Andriy Yermak – Shef i Zyrës së Presidentit, udhëheqës i delegacionit
-
Rustem Umerov – Sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes
-
Kyrylo Budanov – Shef i Inteligjencës Ushtarake (HUR)
-
Andriy Hnatov – Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura
-
Oleh Ivashchenko – Drejtues i Inteligjencës së Jashtme
-
Serhiy Kyslytsya – Zëvendës i Parë i Ministrit të Jashtëm
-
Yevhen Ostrianskyi – Zëvendës i Parë i Sekretarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare
-
Oleksandr Poklad – Zëvendësshef i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës
-
Oleksandr Bevz – Këshilltar i Shefit të Zyrës së Presidentit
Takimi në Zvicër shihet si një hap i rëndësishëm diplomatik, me pritshmëri që palët të diskutojnë parametrat e një formule të qëndrueshme paqeje dhe rrugën drejt sigurisë afatgjatë për Ukrainën.











