Tema e pasuesit të Didier Deschamps në stolin e Francës mbetet aktuale. Në një intervistë për “L’Équipe”, presidenti i FFF, Philippe Diallo, tha se trajneri i ri mund të zgjidhet deri në fund të tremujorit të parë të vitit 2026, pra mes marsit dhe prillit. Kontrata e Deschamps, në detyrë që nga viti 2012, skadon pas Kupës së Botës 2026.
“Do të flas si me Didier, ashtu edhe me kolegët e komitetit ekzekutiv, – shpjegoi Diallo. – Ekzistojnë dy momente të mundshme për ta njoftuar pasuesin e trajnerit aktual; menjëherë pas Botërorit ose më herët, në një periudhë të largët nga faza finale. Një opsion konkret është fundi i tremujorit të parë 2026, për të shmangur çdo lloj shqetësimi”.
Diallo foli edhe për tranzicionin e mundshëm drejt Zinédine Zidane: “Nuk ka arsye të mos ketë harmoni mes Deschamps dhe pasuesit të tij. Ai e ka njoftuar largimin me qartësi dhe elegancë, ndaj nuk shoh pengesa për vazhdimësi”. Federata synon një kalim të qetë “stafete”, pa ndikuar në përgatitjet për Botërorin dhe duke ruajtur stabilitetin e skuadrës.
The post Presidenti i FFP për pasuesin e Deschamps: Trajneri i ri mund të njoftohet që në mars appeared first on Telesport.











