“I kishte dokumentet gati”; Pekerman zbulon skenarin që e ndaloi Messin të luante për Spanjën

Jose Pekerman, fituesi i trefishtë i Botërorit U-20 me Argjentinën dhe trajner i kombëtares së madhe bardhekaltër 2004-2006, rrëfeu në “Ole Summit 2025” se si e ndaloi Leo Messin të përfundonte te Spanja. Më 29 qershor 2004, Pekerman organizoi një miqësore për të siguruar që Messi të luante me Argjentinën.

Ai tregoi: “Në Spanjë e njihnim Messin nga një turne U-17, i zhvilluar në Finlandë. Trajnerët spanjollë thanë që, nëse do ta kishin atë djalë, do ta kishin fituar turneun. I thashë Tocalli se ai ishte lojtar i së ardhmes dhe një bekim, se dokumentet për të luajtur në Botërorin U-20 për Spanjën ishin gati, prandaj duhej të nxitojmë”.

Pekerman sqaroi se rregulli i FIFA-s thoshte që një lojtar, i cili luante për një ekip të rinjsh, nuk mund të luante me një tjetër kombëtare. Ai koordinoi miqësoren me Argjentinën kundër Paraguajit, ku Messi debutoi me Albiceleste dhe Argjentina fitoi 8-0, duke ia mbyllur rrugën për te Spanja. Pas kësaj, Messi ka bërë 196 paraqitje dhe shënuar 115 gola me Argjentinën, duke fituar edhe Botërorin 2022.

The post “I kishte dokumentet gati”; Pekerman zbulon skenarin që e ndaloi Messin të luante për Spanjën appeared first on Telesport.