Pas kualifikimit për Botërorin e parë me Norvegjinë, falë dopietës ndaj Italisë në “San Siro” (1-4), Erling Haaland rikthehen fokusin te Manchester City, ku këtë të shtunë ka mundësinë të shkruajë historinë në Premier League.
Që nga mbërritja në Angli më 2022 nga Borussia Dortmund, Haaland ka shënuar 99 gola në 108 ndeshje. Nëse shënon ndaj Newcastle në “St James’ Park”, ai do të arrijë 100 gola, duke u bërë “qindëshi” më i shpejtë në histori, në vetëm 109 ndeshje. Rekordi aktual mbahet nga Alan Shearer, që arriti 100 gola në 124 ndeshje më 30 dhjetor 1995, me Blackburn kundër Tottenham.
Shearer mbetet golashënuesi më i madh në historinë e Premier League me 260 gola, teksa Haaland ka treguar se rekordet që dëshiron më shumë janë pikërisht këto. Me vetëm 25 vjeç, kontratë deri më 2034 dhe mesatare afërsisht një gol për ndeshje, nuk është e çuditshme që mund ta thyejë rekordin e Shearer.
Këtë sezon, Haaland ka 14 gola në 11 ndeshje, duke pasur startin e dytë më të mirë në histori, pas debutimit të tij me Manchester City (17 gola në 11 ndeshje). Në total: 99 gola në 108 ndeshje në Premier League.
The post Haaland, një hap larg “100″-shit më të shpejtë në historinë e Premier League appeared first on Telesport.











