Kapen tri gra shtetase serbe duke kaluar kufirin ilegalisht në Leposaviq

Tri gra shtetase të Serbisë janë kapur teksa kanë kaluar ilegalisht kufirin në Qirikoviq të Leposaviqit.

Në raportin 24-orësh thuhet se rasti ka ndodhur pasditën e së djeshmes, përcjell Klankosova.tv.

“Me vendim të prokurorit njëra nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerat janë liruar”, thotë Policia.