Rita Ora ka surprizuar publikun me një deklaratë të re, duke thënë se beson se mund të jetë “shtrigë”.
Këngëtarja 34-vjeçare u shpreh të enjten se kjo “fuqi mistike” është një “gjen” që trashëgohet në familjen e saj, shkruan DailyMail.
Në podcastin Happy Hour Overheard, ajo tha: “Gjyshja ime ka qenë 100% shtrigë. Për nënën time nuk jam shumë e sigurt nëse e ka atë gjen, por unë besoj se e kam patjetër”.
Rita madje e përshkroi martesën e saj si një ngjarje “shpirtërore”. Ajo ka treguar shpesh se ka një pasion të veçantë për jogën dhe leximet astrologjike. Këngëtarja ka edhe një ritual personal që e ndihmon të ndjehet e balancuar: “Bëj lexime javore, hap letrat e tarotit… Në fund të ditës, mjafton që diçka të të japë shpresë, dhe kjo është e gjitha që të duhet”.
Autorja e hitit Let You Love Me beson “100 për qind” në astrologji – një pseudo-shkencë që pretendon të parashikojë të ardhmen përmes yjeve dhe trupave qiellorë.
Rita shtoi: “Sinqerisht mendoj se duhet të jetë fe më vete. Më pëlqen ideja që shpirtrat mund të të udhëheqin në rrugën tënde”.













