Ish-deputetja e PDK-së, Sala Berisha-Shala, e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani për viktimizim.
Ajo ka bërë me dije se sa herë dikush e kritikohen të paren e shtetit, ajo viktimizohet duke pretenduar se kritika i bëhet vetëm pse është gruar.
Në profilin e saj në “Facebook”, Shala ka shkruar se kritika nuk është sulm ndaj gjinisë”
“Me gjithë respektin për pozitën që mbani, vërehet një dukuri që po e shohim gjithnjë e më shpesh; sa herë iu bëhët një kritikë politike, shpesh përgjigjja është se ajo vjen “sepse jam grua.” Kur një grua në politikë thotë “më sulmojnë se jam grua”, ndonjëherë është e vërtetë…por ndonjëherë tingëllon si justifikim ose si kartë emocionale”, ka shkruar ajo, duke shtuar se viktimizimet e të pares së shtetit janë irrituese.
“Kritika nuk është sulm ndaj gjinisë; kritika është pjesë e llogaridhënies, e transparencës dhe e vetë funksionit të postit që mbani. Andaj mos hyni në rolin “Gau Mata”!! Justifikimi mbi identitetin (gjininë, kombin, fenë) për të shmangur përgjegjësinë apo për të fituar simpatinë e publikut është ma shumë se irrituese”, ka shkruar Berisha-Shala.











