Një pjesë e objektit të “Royal Mall” dyshohet se u përfshi nga zjarri mbrëmë, u pa tym i madh

Një pjesë e objektit të qendrës tregatre “Royal Mall”, në Rrugën B, dyshohet se është përfshirë nga zjarri mbrëmë, duke shkaktuar tym të madh.

Në vendngjarje dolën zjarrfikësit që tentuan të ndalnin flakët dhe po ashtu prezente ishte edhe Policia e Kosovës.

Kjo e fundit ende nuk është deklaruar për rastin dhe ende s’dihet se kush ishte shkaktar për këtë zjarr.

Gazeta Online Reporteri.net ka pyetur Policinë e Kosovës për këtë rast, por deri në publikimin e shkrimit nuk kanë kthyer përgjigje.