Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, sot ka mbajtur mbledhjen e parë të kryesisë së partisë në cilësinë e kryetarit të saj.
Ai ka publikuar fotografitë nga mbledhja e Kryesisë, në të cilën kanë diskutuar për zgjedhjet dhe aktualitetin politik në vend.
“Në mbledhjen time të parë me Kryesinë e PDK-së nisëm riorganizimin për zgjedhjet. PDK është e vendosur t’ia rikthejë Kosovës normalitetin, stabilitetin dhe besimin te institucionet.
Së bashku me ju, më 28 dhjetor, hapim kapitullin e ri drejt ndryshimit të shumëpritur!”, ka shkruar Hamza.











