Pas pushimit të kombëtareve dhe barazimeve të dobëta ndaj Sporting e Torino, skuadra bardhezi përgatitet për ndeshjen e vështirë në “Franchi”, kundër Fiorentinës. Spalletti tha se gjatë stërvitjeve me pak lojtarë ka vënë re përkushtimin dhe disponueshmërinë e ekipit. Ai theksoi rëndësinë e stabilitetit të skuadrës dhe zhvillimit të një baze të fortë për lojën.
Trajneri vuri në dukje cilësitë e Koopmeiners dhe adaptueshmërinë e tij në mesfushë, si dhe rikthimin e mbrojtësve të rëndësishëm Kelly e Cabal. Për rikthimin në Firence, Spalletti është i qetë dhe pret një ndeshje të fortë, duke kërkuar që ekipi të tregojë karakter siç i ka hije Juventusit. Ai nuk përjashton mundësinë e kalimit në mbrojtjen me 4 lojtarë, por thekson se duhen më shumë stërvitje dhe lojtarë të gatshëm.
Spalletti nënvizoi rëndësinë e cilësive njerëzore dhe unitetit të grupit për sukses, duke e përmendur Yildiz si lider të ekipit. Për kombëtaren, ai siguroi mbështetje totale: “Juventusi është i gatshëm ta ndihmojë Italinë në çdo mënyrë për t’u kualifikuar në Botëror”.
The post Spalletti drejt Fiorentinës: Të tregojmë karakter, siç i ka hije Juventusit appeared first on Telesport.











