Milani është në kërkim të një sulmuesi, që mund të finalizojë më shumë, pasi statistikat e Santi Gimenez deri tani kanë qenë të dobëta. Në muajt e ardhshëm mund të lindë mundësia për të sjellë në Milano një nga sulmuesit më të fortë të dekadës së fundit, Robert Lewandowski. Një transferim që do të kujtonte blerjen e Modric, verën e këtij viti.
Sipas “Mundo Deportivo”, Barcelona po planifikon të vlerësojë alternativa për sezonin e ardhshëm, duke pasur parasysh kontratën e Lewandowskit që skadon më 2026 dhe moshën 37-vjeçare. Blaugranët synojnë të marrin Harry Kane për shkak të klauzolës së tij të lirimit prej 65 milionë eurosh dhe besueshmërisë së treguar prej tij te Tottenham, Bayern Munich dhe Anglia.
Nëse transferimi Kane-Barça realizohet dhe Lewandowski largohet, Milani do të jetë gati. Klubi kuqezi dëshiron një tjetër sulmues të nivelit të lartë ndërkombëtar që, pavarësisht moshës, garanton gola dhe performancë. Polaku, 37 vjeç, ka shënuar 7 gola në 9 ndeshje të La Liga-s këtë sezon, duke treguar efektivitetin e tij.
The post Lewandowski te Milani, jo vetëm një ide: Barça synon ta zëvendësojë me Harry Kane appeared first on Telesport.











