“Botërori 2026 do të ishte pavarësia e dytë për Kosovën”. Kështu u shpreh Ben Blushi në podkastin “Versus” në Telesport, të enjten mbrëma, pas shortit të fazës “play-off” të Shqipërisë dhe Dardanëve. Kosova do të ndeshet fillimisht me Sllovakinë dhe shpresat e shqiptarëve për sukses janë legjitime. Skuadra e trajnerit Foda ka treguar se ka potencial të lartë.
“Nëse Kosova shkon në Botëror, ky shtet nuk cenohet më. Sot e njohin 200-300 milionë europianë, por nëse Kosova shkon në Botëror dhe luan, për shembull, kundër SHBA-së ose Anglisë, do ta njohin 2, 3 apo 4 miliardë njerëz. Ky vend pastaj nuk ka asnjë rrezik, nuk zhbëhet më.
Kualifikimi në Botëror do të ishte pavarësia e dytë për Kosovën”, – u shpreh Blushi. Urojmë që kjo ëndërr të realizohet! Ka ardhur koha që mundi dhe sakrificat e shqiptarëve të Kosovës të shpërblehen me një ngjarje gjigante si Kupa e Botës.
The post “Kualifikimi në Botërorin 2026 do të ishte pavarësia e dytë për Kosovën” appeared first on Telesport.











