Engji, Learta dhe Gresa Salihu janë shfaqur së fundmi në një sallon të fustaneve të nusërisë, shkruan “Kosovarja”.
Pamjet e tyre kanë ngjallur kureshtje, sidomos për faktin se Gresa është e vetmja beqare mes tyre.
Nuk dihet nëse kjo vizitë lidhet me ndonjë zhvillim të ri personal për Gresën, apo ka qenë thjesht një ditë e zakonshme shoqërimi mes tyre.
Publiku do duhet të presë nëse nga ky bashkim do të dalë ndonjë risi.












