Cole Palmer ka pësuar një dëmtim në gishtin e këmbës në një aksident shtëpiak dhe do të humbasë tre ndeshjet e ardhshme të Chelsea kundër Burnley, Barcelona dhe Arsenal. Palmer goditi një gisht të këmbës së majtë në një portë.
Sulmuesi ishte gati të kthehej në fushë pasi kishte qenë jashtë që nga shtatori për shkak të një dëmtimi në ijë. “Ai nuk është i disponueshëm për të shtunën, për Barcelonën dhe për Arsenal“, tha trajneri i Chelsea, Enzo Maresca.
“Fatkeqësisht, ai pati një aksident në shtëpi dy ditë më parë. Ai goditi gishtin e këmbës. Nuk është asgjë e rëndësishme, por me siguri, ai nuk do të kthehet edhe javën tjetër në fushë”, shtoi trajneri italian i Chelsea.
Kur u pyet se sa kohë mund të mungojë Palmer tani, Maresca shtoi: “Nuk e dimë. E tëra që dimë është se ai nuk është i disponueshëm për këtë javë dhe javën tjetër“. Një lajm i keq për tifozët e Chelsea me Palmer që ishte pranë rikthimit.
The post Ishte pranë rikthimit, Palmer dëmton gishtin e këmbës gjatë qëndrimit në shtëpi dhe humbet 3 ndeshjet e radhës appeared first on Telesport.











