Lamine Yamal, 18 vjeç, vazhdon të grumbullojë suksese me ritme të mahnitshme. Sulmuesi i Barcelonës mori çmimin prestigjioz “Di Stéfano” nga “MARCA” si lojtari më i mirë i sezonit, duke lënë pas emra si Mbappé, Vinicius dhe bashkëlojtarë si Pedri e Raphinha. Për të, çmimi ka një kuptim kolektiv: “Të gjithë trofetë individualë tregojnë se ka qenë një sezon i madh për ekipin. Për mua është lumturi dhe krenari. Do të vazhdoj të punoj dhe luftoj për të arritur gjëra të tilla”.
Rikthimi në “Spotify Camp Nou” këtë të shtunë për ndeshjen kundër Athletic Club do të jetë një mbështetje emocionale dhe sportive e madhe: “Tifozët janë të rëndësishëm. Montjuïc ishte mirë, por nuk ishte ajo që dëshironim. ‘Camp Nou’ do të jetë një mbështetje e madhe dhe do të ndikojë shumë në pjesën e mbetur të sezonit”.
Ambicia e tij është e pakufizuar. Lamine nuk kënaqet vetëm me një çmim. Për vitin 2026 ai synon gjithçka; La Liga, Champions, Botërorin me kombëtaren dhe çmime individuale: “Nuk hezitoj, dua të fitoj gjithçka. Shpresoj t’ia arrij. Përderisa mundem të luaj futboll, është e mundur”.
The post Yamal nuk i vendos vetes asnjë limit: Dua t’i fitoj gjithçka, trofe ekipor dhe individualë appeared first on Telesport.











