Brenda 48 orësh niveli i ujit në Badovc rritet për 1.3 metra, në Batllavë 1.4 – ujësjellësi: Pritet normalizimi i furnizimit me ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se është përmirësuar situata pas rritjes së nivelit të ujit nga të reshurat në Badovc e Batllavë.

Si rezultat i reshjeve, niveli i ujit në liqenin e Badovcit është rritur për 1.3 metra, duke shkaktuar turbullira dhe vështirësi në procesin e trajtimit të ujit. Ndërsa në Batllavë 1.4 metra nga niveli që ishte para 48 orëve, tha ujësjellësi.

KRU “Prishtina” tha se “sot situata është përmirësuar dukshëm dhe gjatë ditës pritet normalizimi i furnizimit me ujë në të gjitha zonat e prekura”.