Taffarel për Maignan: Portier i mirë, por duhet parë në Botëror. Sot futbolli rrotullohet rreth parave

Claudio Taffarel, legjendë e portierëve brazilianë, ka folur në “MilanNews.it” për Mike Maignan: “Është portier i mirë dhe po bën mirë, por vendi më i përshtatshëm për të parë më të mirët mbetet Botërori. Prandaj, le të presim edhe disa muaj”. Ai krahasoi Maignan me Alisson: “Në Angli vlerësohet shumë. Është teknik dhe me personalitet, gjithmonë jep gjithçka në çdo ndeshje”.

Taffarel vuri në dukje mungesën e një Botërori në karrierë: “Shumë lojtarë të mëdhenj nuk e kanë fituar. Shikoni Messin, bëri gjithçka dhe ia doli. Të fitosh Kupën e Botës është një gëzim i madh”.

Brazil - Detailed squad 1989 (Gallery) | Transfermarkt

Për Seria A: “Sigurisht ka krahasim me Premier League. I kam jetuar intensivisht ato vite 90-të, lojtarët më të mirë ishin aty. Serie A po rritet dhe shpresoj të vazhdojë kështu. Sot futbolli rrotullohet shumë rreth parave, klubet që marrin lojtarët më të mirë fitojnë, si Milan i fortë i kohës sime”.

Për Baresi: “Kam mësuar për sëmundjen e tij. Më vjen shumë keq, ishte i madh si lojtar dhe person. Shpresoj të dalë fitimtar nga kjo sfidë”.

The post Taffarel për Maignan: Portier i mirë, por duhet parë në Botëror. Sot futbolli rrotullohet rreth parave appeared first on Telesport.