Sadio Mané, i ftuar special në podcastin e Rio Ferdinand, ka zbuluar detaje nga karriera e tij dhe mundësitë e transferimeve në Premier League. Ai fitoi 6 trofe me Liverpool-in (Premier League, “FA Cup”, “Carabao Cup”, Champions League, Superkupën Europiane dhe Botërorin për Klube).
33-vjeçari tregoi se më 2015 ishte afër Manchester United, kur luante te Southampton: “Më thirri direkt Van Gaal dhe më tha: Dua të vish te Manchester United. Pata hezitim, mendova me veten: Nëse kanë Depay, Rooney, Di María dhe Van Persie…, ku do të luaja unë? Doja të luaja rregullisht dhe Manchester United kishte shumë lojtarë të mëdhenj, ndërsa unë isha ende i ri dhe pak i paqëndrueshëm”.
Mané pati edhe biseda me Mauricio Pochettino te Tottenham, që e bindën më shumë, por asgjë nuk u realizua. Në 2016, Jurgen Klopp e transferoi te Liverpool-i, duke nisur një etapë të suksesshme, ku fitoi gjashtë trofe.
The post Sadio Mané pranë Manchester United: “Më kërkoi vetë Van Gaal më 2015”. Pastaj edhe Tottenham appeared first on Telesport.











