Real Madridi po vazhdon ta ndjekë me kujdes Premier League dhe, pas ardhjes befasuese të Trent Alexander-Arnold për vetëm 10 milionë euro, verën e kaluar, ka shënjestruar një tjetër yll të Liverpool-it, Dominik Szoboszlai.
Sipas programit spanjoll “El Chiringuito”, Szoboszlai është prioritet për Florentino Perez, por lidhja e tij me Liverpool-in deri më 2028 e bën të pamundur një transferim të menjëhershëm, veçanërisht në një sezon të vështirë për “Reds”. Klubet nuk kanë dëshirë të hapin negociata për shitje dhe rinovimi i kontratës me rritje page e tregon vlerën e lojtarit hungarez në “Anfield”.
Nga ana tjetër, mesfushori-sulmues Nico Paz pritet të rikthehet te Real Madridi verën e ardhshme, me klauzolën 9 milionë euroshe që Pérez mund ta aktivizojë pa problem. Talenti argjentinas është gjithashtu i ndjekur nga trajneri i kombëtares, Scaloni, që sipas zërave mediatikë do ta thërrasë për Botërorin 2026. Rikthimi i Paz te Real Madridi do të ndodhë pas turneut ndërkombëtar në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
The post Jo vetëm Nico Paz… Në shënjestër të Real Madridit edhe Szoboszlai, por në janar është e pamundur appeared first on Telesport.











