Nga Ivan Zazzaroni*
Kush i shkruan fjalimet për Infantino? Dhe a e paguan ai? Dje, gjatë shortit të “play off”-eve, presidenti i FIFA-s doli me një deklaratë të bujshme: “Do të jetë Kupa e Botës më e mirë e të gjitha kohërave”. Tri vite më parë, më 16 dhjetor, duke prezantuar edicionin në Katar, tha: “Do të jetë Botërori më i mirë i të gjitha kohërave”. E kuptuat, apo jo? Shkruesi i falimeve të tij duhet të jetë i njëjtë me ata të fushatave të Apple, ku çdo iPhone i ri prezantohet me të njëjtën formulë: “iPhone më i mirë i të gjitha kohërave”.
Por, a do të marrë pjesë Italia në këtë “Botëror më të mirë të të gjitha kohërave”, që prapë është më i dobët se ai i vitit 2030? Irlanda e Veriut dhe Uellsi apo Bosnja…; ndalohet të bësh parashikime, sepse sjellin fatin më të keq. President i bukur, “Infantrump”, ka pak merita dhe shumë jo merita. Ja disa prej tyre:
Riorganizimi dimëror i Kupës së Afrikës në dëm të klubeve europiane dhe lojtarëve afrikanë të regjistruar në Europë.
Organizimi i eventeve dhe kompeticioneve të reja pa përfshirë më parë operatorët e futbollit dhe FIFPRO. Kjo procedurë e çuditshme ka shkaktuar një konflikt të fortë mes sindikatës botërore të futbollistëve, tashmë e rinovuar dhe e pavarur, dhe FIFA-s. Infantino ka reaguar duke krijuar një sindikatë fantazmë që përfshin të njëjtën kompani ish-lojtarësh në listëpagesë prej kohësh.
Që nga viti 2018, për shkak të tij është humbur mundësia për të rregulluar tregun e transferimeve, gjithashtu për mungesën e koordinimit me agjentët, duke sjellë një kod të pakuptueshëm që është rrëzuar nga gjykatat në të gjithë botën.
Rezultati i përpjekjeve “infantiniane” ka qenë, në praktikë, rritja e jashtëzakonshme e kostove shtesë, me futjen e një shpenzimi të ri, “komisioni për prindërit” e lojtarëve. Familja mbi të gjitha…
* Drejtor i “Corriere dello Sport”
The post Opinion / “Të burgosurit” e “Infantrump”, presidentit anti-futboll të FIFA-s appeared first on Telesport.











