Britania pritet të dërgojë trupa për ruajtjen e paqes në Ukrainë

Sipas raportimeve, qeveria britanike po shqyrton mundësinë e dislokimit të forcave të saj për disa qëllime: ruajtjen e paqes në zonat e prekura nga konflikti, trajnimin dhe mbështetjen e trupave ukrainase, si dhe pjesëmarrjen në patrullimet ajrore për sigurinë e hapësirës ajrore.

Ky veprim shihet si një mënyrë për të mbështetur stabilitetin dhe sigurinë në Ukrainë, pas një armëpushimi të mundshëm.

Gjithashtu, Londra po diskuton mundësinë e zgjerimit të grupit të Detit të Zi së bashku me Turqinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, shkruan blommberg.

Ky grup do të ketë si detyrë kryesore pastrimin e zonave nga minat dhe hapjen e rrugëve të sigurta detare për trafikun tregtar dhe ndihmat humanitare. Bashkëpunimi rajonal synon të rrisë stabilitetin dhe të mbrojnë lirinë e lundrimit në një nga rajonet më strategjike të Detit të Zi.

Sipas Bloomberg, për këto iniciativa, qeveria britanike planifikon të shpenzojë më shumë se 120 milionë euro vetëm për shpenzimet fillestare.

Kjo përfshin kostot për dislokimin e trupave, pajisjet e nevojshme, si dhe përgatitjet për operacionet e sigurisë dhe trajnimet e personelit ukrainas.

Ky plan i Londrës tregon përkushtimin e Britanisë ndaj mbështetjes së Ukrainës dhe bashkëpunimit me partnerët rajonalë për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në rajon.