Ish-deputeti i PDK-së Artan Behrami, ka folur rreth rrugëtimit të tij disamujor si ligjvënës i legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës.
Ai në DPT te Fidani deklaroi se meraku kryesor i tij ka qenë jetësimi i komisionit për hetimin e padrejtësive të Gjykatë Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
“Në fushatë kam hyrë me vetëbesim edhe me një frymëzim shumë të madh, rreth asaj se çka mund të bëjmë në kuvend pikërisht për këtë temë, krerët e UÇK-së dhe gjykimi që ka ndodhur atje dhe meraku që mbetet me jetësu pikërisht disa prej ideve siç është Komisioni Parlamentar për ta hetuar padrejtësinë që ka ndodhur atje, përmes emërimit të disa personaliteteve ndërkombëtare, juristëve të cilëve në mënyrë të pavarur do të bënin një raport”, deklaroi ai.











