“Presidente e Dejonës”: Ganimete Musliu kritikon ashpër Osmanin pasi caktoi 28 dhjetorin për zgjedhje

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka komentuar vendimin e presidentes së vendit, Vjosa Osmani që zgjedhjet të mbahen me datën 28 dhjetor.

Sipas Musliut, kështu Osmani ia plotësoi kërkesën VV-së.

Musliu në postimin e saj tha se Vjosa Osmani po vepron nën urdhërat e zyrtares së VV-së, Dejona Mihali.

“Vazhdimisht kemi pasur të drejtë. Sot përfundimisht e nxore sheshit që je këmbë e kokë nën urdhërat e Dejones. Presidente e Dejones.”, ka shkruar Musliu.