Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se “të dyja palët” në luftën ruso-ukrainase duhet të bien dakord për “lëshimet e nevojshme”, prandaj Shtetet e Bashkuara po zhvillojnë dhe do të vazhdojnë të zhvillojnë “një listë idesh të mundshme për t’i dhënë fund kësaj lufte”.
Rubio tha se kërkohet një “shkëmbim i gjerë idesh serioze dhe realiste”, për t’i dhënë fund “një lufte komplekse dhe vdekjeprurëse si ajo në Ukrainë”.
Ai beson se Ukraina dhe Rusia duhet të bien dakord për “lëshimet e nevojshme”, për të arritur paqe të qëndrueshme, transmeton Telegrafi.
“Dhe arritja e një paqeje të qëndrueshme do të kërkojë që të dyja palët të bien dakord për lëshime të vështira, por të nevojshme”, tha ai.
Sipas Rubios, kjo është arsyeja pse SHBA-të po zhvillojnë dhe do të vazhdojnë të zhvillojnë “një listë idesh të mundshme për t’i dhënë fund kësaj lufte”. /Telegrafi/











