Zyrtare: Zgjedhjet do të mbahen më 28 dhjetor

Presidentja Vjosa Osmani i ka shpallur datën për zgjedhjet e reja, pas dekretit që nënshkroi për shpërndarjen e Kuvendit, shkruan Reporteri.net.

Ajo tha se meqë nuk pati vullnet politik, shpërndarja e Kuvendit ishte zgjidhja e vetme.

“Data 28 është data që kam vlerësuar se mbetet e vetme e mundshme edhe pse edhe kjo paraqet sfidë për KQZ-në”, tha Osmani ndër të tjera.

Osmani i përjashtoi datat tjera që janë propozuar, teksa datën që e caktoi bëri me dije se e kanë propozuar tetë parti./Reporteri.net