Ky është u.d i Kryeprokurorit të Shtetit, pas shkarkimit të Kelmendit

Në mbledhjen e Këshillit Prokurorial të Kosovës është marrë vendim për shkarkimin e u.d të Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

Me pesë vota për është miratuar shkarkimi i tij.

Mbledhjen pak më parë e lëshuan tre anëtarë, e bashkë me ta më pas edhe Besim Kelmendi.

Pas vendimit për shkarkimin e tij, është miratuar edhe vendimi që u.d i Kryeprokurorit të Shtetit të emërohet prokurori nga Ferizaj, Agron Qalaj./Lajmi.net/