Allegri buzëqesh para derbit, Pulisic dhe Leao sërish bashkë pas gati 100 ditësh

Milani është gati të rikthejë në fushë Rafa Leao dhe Christian Pulisic. Pas gati 100 ditësh nga hera e fundit, dyshja do të luajë sërish bashkë, gjë që nuk ndodhte që nga gushti, në debutimin e Kupës së Italisë kundër Barit. Atëherë bashkëpunimi zgjati vetëm pak më shumë se një çerek ore, pasi Leao u dëmtua në pulpë dhe humbi javët e para të kampionatit.

Pas rikthimit të Pulisic, Max Allegri është gati t’i hedhë të dy titullarë në derbin e së dielës. Për herë të parë këtë sezon (ose të dytën, nëse llogaritet Bari), Leao dhe Pulisic do të jenë krah për krah në 3-5-2 e Allegrit. Lajm i madh për kuqezinjtë, duke parë formën e dobët të pjesës tjetër të sulmit, ku Gimenez e Nkunku nuk kanë bindur.

Në këtë fillim sezoni, Leao ka 5 gola dhe Pulisic 6 gola, pra 11 nga 22 golat në total të Milanit, plot 50%. Shifra që konfirmojnë rëndësinë e tyre. Derbi është edhe rast për të rritur statistikat personale: Leao ka 3 gola në 20 ndeshje, Pulisic 2 gola në 7 ndeshje ndërqytetase, të dy vendimtarë sezonin e kaluar. Allegri buzëqesh, tifozët ëndërrojnë.

 

The post Allegri buzëqesh para derbit, Pulisic dhe Leao sërish bashkë pas gati 100 ditësh appeared first on Telesport.