Napoli duhet ta harrojë shpejt humbjen zhgënjyese në Bolonjë të dy javëve më parë dhe të rifillojë ndjekjen e vendit të parë. Matteo Politano, i sapoardhur nga dy ndeshjet e tij me kombëtaren italiane, e di mirë këtë, por është më i përqendruar se kurrë në ndeshjet e ardhshme të Serie A.
“Skuadra do të rikthehet më e fortë dhe mendoj se do t’i analizojmë gabimet e bëra në “Dall’Ara” së bashku me trajnerin për të ecur përpara. Sezoni është ende i gjatë dhe tani kemi një muaj të vështirë përpara. Duhet të rivendosim gjithçka dhe ta marrim ndeshje pas ndeshjeje“, tha sulmuesi italian.
Tani nis një tur force për Napoli, duke nisur nga përballja me Atalanta ditën e shtunë. “Ata janë një skuadër e fortë dhe kanë ndryshuar trajner, kështu që patjetër do të jenë agresivë. Do të jetë një sfidë që duhet ta përgatitim mirë dhe ta përballojmë në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Politano.
“Shpresojmë që ndeshja e së shtunës të na rikthejë edhe drejt asaj që arritëm sezonin e kaluar. Conte? Ai më ka përmirësuar, sigurisht përmes shpirtit të tij të sakrificës. Kohët e fundit kam luajtur në një rol shumë të kërkuar, kështu që ndonjëherë, duke luajtur çdo tre ditë, nuk jam gjithmonë 100%. Megjithatë, jam i lumtur të dal në fushë dhe të përpiqem të jap gjithmonë gjithçka nga vetja”, tha Politano.
The post “Të harrojmë atë që ndodhi në Bolonja dhe të rikthehemi te fitorja, tani nis një periudhë delikate” appeared first on Telesport.











