Jo vetëm Thiago Silva për mbrojtjen, Milan hedh sytë nga 23-vjeçari danez që luan me Udinese

Përveç rikthimit romantik të Thiago Silva, skuiadra e Milan po shqyrton edhe opsione të tjera mbrojtëse për merkaton e janarit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, kuqezinjtë po synojnë edhe danezin Thomas Kristensen.

Qendërmbrojtësi që luan me Udinese në Serie A aktualisht është jashtë fushave për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë, por së shpejti mund të jetë përsëri i disponueshëm.

Kontrata e lojtarit 23-vjeçar danez (2 gola në 52 ndeshje me Udinese në Serie A) skadon në vitin 2028, por friulianët mund të shqyrtojnë oferta në rreth 15-20 milionë euro. Një investim i rëndësishëm për të ardhmen.

Kristensen e njeh mirë kampionatin italian dhe për shkak të moshës së re mund të jetë një investim i mirë. Klubi është duke monitoruar situatën, me shpresën që ta marrë lojtarin në formë huazimi në janar me të drejtë blerje në fund të sezonit.

The post Jo vetëm Thiago Silva për mbrojtjen, Milan hedh sytë nga 23-vjeçari danez që luan me Udinese appeared first on Telesport.