Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë, ora 09:00-16:30)
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) mban konferencën përmbyllëse “Mbështetja e ri/integrimit socio-ekonomik dhe sigurimi i të drejtave të barabarta të pjesëmarrjes për gratë dhe vajzat e riatdhesuara dhe refugjate në Kosovë – Rrëfime Force, Sisteme Kujdesi”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 09:00-13:30)
Mbahet seanca gjyqësore ndaj dy të akuzuarve për spiunazh. (Pallati i Drejtësisë, Prishtinë, ora 09:30)
Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mban mbledhjen e radhës.(Këshilli Prokurorial, Prishtinë, ora 9:30)
UNICEF shënon 30 vjet të pranisë në Kosovë dhe Ditën Botërore të Fëmijëve. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani. (Mensa “Ramiz Sadiku”, ora 11:00)
Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, qytetarët mund ta vizitojnë Qendrën e Paraburgimit – Prishtinë. (Ora 09:30 – 11:00)
Avokati i Popullit mban konferencë për shtyp në lidhje me vizitën e tij të fundit te Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. (Institucioni i Avokatit të Popullit, kati i katërt, ora 12:15)
Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës bëhet vizitë në hapësirat e Qendrës Edukuese Korrektuese për të Mitur. (Lipjan, ora 12:30 – 13:20)
Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës hapet ekspozita e punimeve të filigranit dhe pikturave të realizuara nga të burgosurat. (Qendra Korrektuese për Femra – Lipjan, ora 13:30 – 14:30)
Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, mbahet ndeshje miqësore në mes të Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve të Shqipërisë. (Stadiumi i Qytetit të Lipjanit “Sami Kelmendi”, ora 19:00)
Hapet ceremonia “Mirëdita, dobar dan!” Defy Them. (Qendra e Kulturës Alternative Defy Them Prishtinë, ora 19:30)











