Java e risive te Barcelona vazhdon. Pas njoftimit zyrtar për rikthimin në “Spotify Camp Nou” këtë të shtunë kundër Athletic, klubi ka prezantuar fanellën e re të katërt, e cila del në shitje pikërisisht në 20-vjetorin e fitores historike 3-0 në “Bernabéu”, me Ronaldinho si protagonist absolut.
Atë ndeshje shënuan Eto’o dhe më pas Ronaldinho (me dopietë), çka solli momentin ikonik kur tifozët e Real Madridit e duartrokitën brazilianin. Fanella përmban detaje simbolike: në brendësi të jakës janë numrat 14, 58 dhe 77, minutat e golave. Pantallonat e shkurtëra rikrijojnë modelin e asaj ndeshjeje, me ngjyrë grana dhe një vijë blu anësore.
Fanella është tashmë në shitje në faqen dhe dyqanin zyrtar të klubit katalanas. Ajo është prezantuar nga lojtarë si Rashford, Balde, Bernaol, Roony, si edhe Aitana, Alexia dhe Ona Batlle, duke sjellë nostalgji për tifozët blaugrana dhe kujtime të pakëndshme për madrilenët.

The post Barça prezanton fanellën e katërt, është kujtim shumë i hidhur për madrilenët appeared first on Telesport.











