Tre liderët politik nga Lugina e Preshevës të ftuar nga Kongresi amerikan për vizitë atje, Shaip Kamberi, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafa, kanë filluar takimet e para me zyrtar të lartë të shtetit amerikan.
Me këtë rast, kryetari i PVD-së dhe i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi sot ka njoftuar për takimet e shumta atje
„Gjatë vizitës në Washington DC, bashkë me nënkryetaren e PVD-së Ardita Sinani dhe kryetarin e PDSH-së, Ragmi Mustafa, veç takimeve që patëm me përfësues të Ligës shqiptaro-amerikane, në Kongresin e SHBA-së takuam kongresmenë nga radhët e Demokratëve dhe Republikanëve me ç’rast u takuam edhe me liderin e Rebublikanëve, Kongresistin Kevin Mec Carty. Ditët në vijim në pritje të takimeve të ndryshme që do të kemi në Shtëpinë e përfaqësuesve të SHBA“ ka njoftuar z.Kamberi.
Ndërsa kryetarja e degës së PVD-së, znj.Ardita Sinani gjithashtu ka njoftuar për takime të shumta
„Gjatë takimeve të mbrëmshme dhe të sotme në Washington, në Kongres me figura të shumta si ishkongresmen dhe kongresmen si psh. Kevin McCarthy, me Ambasadoren shtetërore dhe ishkongeristen me prejardhje arbëreshe Connie Morella( Constance Albanese) si dhe me anëtarët e Ligës Qytetare Shiptaro-Amerikane!
Gjatë tërë kohës ishim të shoqëruar nga Joe Diogardi.
Pozita e shqiptarëve të Luginës së Preshevës është temë e diskutimeve në çdo takim!“ ka shtuar Ardita Sinani.
Eshte interesant fakti se të ftuar të vetëm në këto takime në SHBA janë vetëm Shaip Kamberi dhe Ardita Sinani nga Partia për Veprim Demokratik, si dhe Ragmi Mustafa nga Partia Demokratike Shqiptare, ndërsa nga pushteti në Preshevë dhe opozita në Bujanoc nuk u ftua askush.