Musliu: Qeveria Kurti ishte si një re e zezë mbi shtetin e Kosovës – Qytetarët kanë qenë të braktisur dhe të poshtëruar nga Vetëvendosje

Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, thotë se situata aktuale në vend është e ndjeshme dhe kërkon qetësi, përgjegjshmëri dhe reflektim nga të gjithë aktorët politik.

Musliu në një prononcim për GazetaBlic, thotë se zgjedhjet mund të jenë një instrument demokratik për të dalë nga krizat politike, ku shton se në situatën që gjendemi shihen si e vetmja zgjidhje.

“Situata aktuale në vend është e ndjeshme dhe kërkon qetësi, përgjegjshmëri dhe reflektim nga të gjithë aktorët politikë. Zgjedhjet mund të jenë një instrument demokratik për të dalë nga krizat politike, dhe ne situaten qe gjendemi shihet si e vetmja zgjidhje”, tha ajo.

Sa i përket pritshmërive nga zgjedhjet, sipas deputetës mbetet e rëndësishme që ato të organizohen në mënyrë të rregullt, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse.

Ndër të tjera ajo shton se ekziston gjithmonë rreziku që, nëse mungojnë reflektimi dhe bashkëpunimi politik, situatat e tilla të përsëriten.

“Sa i përket pritshmërive nga zgjedhjet, mbetet e rëndësishme që ato të organizohen në mënyrë të rregullt, të ndershme dhe gjithëpërfshirëse. Vetëm në këtë mënyrë mund të prodhohet një rezultat i qëndrueshëm, i cili reflekton vullnetin e qytetarëve. Sigurisht, ekziston gjithmonë rreziku që, nëse mungojnë reflektimi dhe bashkëpunimi politik, situatat e tilla të përsëriten. Por besoj se me angazhimin e duhur, mund të ndërtojmë një proces që i kontribuon qartësisht stabilitetit dhe perspektivës së vendit”, vlerësoi ajo.

Musliu thotë se qytetarët kanë qenë të harruar, të braktisur dhe të poshtëruar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Sipas saj qeveria Kurti ishte si nëj re e zezë mbi shtetin e Kosovës, ku thotë se ka ardhur koha që dieli të lind përseri.

“Qytetarët kanë qenë të harruar, të braktisur dhe të poshtëruar nga Lëvizja Vetëvendosje. Shteti ka shenu regres në të gjitha fushat e dikasteret. Qeveria Kurti ishte si një re e zezë mbi shtetin e Kosovës. Ka ardhur koha dielli të lind përseri!”, përfundoi Musliu për GazetaBlic./GazetaBlic