Konjufca ‘e bindi’ lehtë: Osmanit i kërkohet ‘të mos humb kohë më’ dhe të shpallë zgjedhjet e reja

“Mua më kanë bindur”.

Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës, para pesëmbëdhjetë ditësh ia fali me dekret pesidencial edhe dy javë kohë partisë Vetëvendosje duke i dhënë mandatar të dytë për formim të qeverisë.

64 qëndrime se “Jo” i kishte të ngurtësuara, por u thirr në “gjasa” të 56’shit.

“Janë gjasat”, tha Osmani dhe ia dorëzoi mandatarit Konjufca mundësinë.

Dy javë më vonë 56 u përsërit, si ai i Albin Kurtit.

Vjosa Osmani pritet tash të konstatojë se nuk ka shumicë parlamentare edhe formalisht dhe të shpërbëhet Kuvendi i Kosovës dhe të shpallen zgjedhjet e reja.

Me t’u shpallur zgjedhjet, ato mbahen jo më larg se 40 ditë që nga shpallja.

Glauk Konjufca i Vetëvendosjes dështoi të votohet, ndërsa Osmani ende s’është bërë e gjalllë.

Memli Krasniqi i Partisë Demokratike të Kosovës dy herë brenda ditës i ka bërë thirrje Vjosa Osmanit “të mos humb kohë” dhe të shpallë zgjedhjet sa më parë.

“Tani përgjegjësia është e qartë: Presidentja duhet të shpallë sa më shpejt datën e zgjedhjeve, që të mos humbim edhe më shumë kohë. Kosova ka nevojë për stabilitet, seriozitet dhe qeverisje që merr përgjegjësi. PDK është gati për zgjedhje dhe për t’i dhënë vendit drejtim të ri”, tha Memli Krasniqi.

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e quajti “gabim të madh” të Vjosa Osmanit që i ka dhënë mandatarin e dytë Vetëvendosjes në rend të parë, duke i falur edhe dy javë kohë zvarritje.

“Është lexim i gabueshëm, gabim i madh dhe kosto për Kosovën. Ishte parë që nga fillimi që s’i kanë numrat. S’ka vend në botë që pakica qeveris me shumicën. Është vetëm humbje kohe”, ka thënë Abdixhiku.

Mendim pak më ndryshe pati Lutfi Haziri i LDK-së i cili tha se me zgjedhjet e reja veçse do të thellohet kriza, por se nuk ka opsion tjetër.

“Kur duhet më së shtumi me siguru besim, të tjerët e humbin pragmatizmin. Kjo është që Kosovën e qon një nj krizë të re, kriza ka me u thellu. Zgjedhjet nuk janë zgjidhje. Por kjo është fryma kushtetuese dhe nuk ka opsione tjetër”, ka thënë Haziri.

Tregimi i VV-së: “u bënë bashkë të gjithë me Srpskan”.

Pas dështimit të mandatarit të dytë për kryeministër, VV-ja ka filluar viktimizimin që e bënë pas çdo dështimi.

Deputetët e kësaj partie kanë filluar shkrimin e statuseve ku e fajësojnë “opozitën” për dështimin e tyre.

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli, ka qenë e para qe e ka nisur këtë viktimizimin, duke thënë se “opozita” është bërë bashkë kundër VV-së.

“PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe votuan kundër qeverisë Konjufca. Kurrë më lehtë ska me qenë me vendos se në zjedhjet që po vijnë”, ka shkruar Pacolli.

Më pas edhe deputetja, Shqipe Selimi, ka thënë se PDK, LDK, AAK, Nisma janë bërë bashkë me Listen Serbe kundër VV-së.

“Sot u pa që partitë PDK, LDK, AAK NISMA dhe Lista Serbe refuzuan të votojnë për: Buxhetin për vitin 2026. Buxhetin për komunat: Prishtinë, Gjilan, Zubin Potok. Marrëveshjet me Bankën Botërore. Buxhetin e RTK-së. Planin e Rritjes së BE-së. Mandatarin për Kryeministër Glauk Konjufca. Ani! Hajt se shihemi në zgjedhje, pra!”, ka shkruar ajo.