Administrata e Shtëpisë së Bardhë po përgatitet ndërkaq të zbulojë, brenda pak ditësh, një plan sekret paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë.
SHBA-të i kanë sinjalizuar Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky se Ukraina duhet të pranojë një kornizë të hartuar nga SHBA-të për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, e cila propozon që Kievi të heqë dorë nga territori dhe disa armë, thanë të mërkurën dy persona të njohur me çështjen.
Burimet, të cilat kërkuan të mos identifikoheshin për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, thanë se propozimet përfshinin, ndër të tjera, uljen e madhësisë së forcave të armatosura të Ukrainës.
Kështu ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters lidhur me çështjen.
Washingtoni dëshiron që Kievi të pranojë pikat kryesore, thanë burimet.
Administrata e Shtëpisë së Bardhë po përgatitet ndërkaq të zbulojë, brenda pak ditësh, një plan sekret paqeje mes Ukrainës dhe Rusisë – një dokument i hartuar nga ekipi i Presidentit Donald Trump në negociata të drejtpërdrejta me Moskën, pa praninë e Kievit apo vendeve evropiane në tryezë.











