Konjufca prezanton kabinetin: Kurti ministër i Jashtëm, heq Dimal Bashën dhe e shton Besnik Bislimin

Mandatari për kryeministër, Glauk Konjufca, ka prezantuar kabinetin me të cilën synon të qeverisë edhe për katër vjet.

Mandatari për formimin e Qeverisë, Galuk Konjufca ka prezantuar programin dhe kabinetin e tij qeveritar.

Konjufca përmendi suksesin e Qeverisë paraprake siç tha ai në rritjen ekonomike, sundimin e rendit në veri dhe liberalizimin e vizave.

Kabineti qeveritar:

Zëvendësministër i parë dhe Ministër i Jashtëm dhe Diasporës, – Albin Kurti

Zëvendësministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë – Donika Gërvalla

Zëvendësministër i tretë për çështje të pakicave – Fikrim Damka

Ministër i Financave – Hekuran Murati

Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale – Andin Hoti

Ministër i Mbrojtjes – Ejup Maqedonci

Ministër i Punëve të Brendshme – Xhelal Sveçla

Administratës Publike dhe Digjitalizimit – Lulzon Jaxhiu

Ministër i Shëndetësisë – Arben Vitia

Ministër i Arsimit – Avni Zogiani

Ministër i Kulturës – Fatmir Spahiu

Ministër i Sportit – Blerim Gashani

Ministër Administrimit të Pushtetit Lokal – Rasim Demiri

Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor – Fitore Pacolli

Ministër i Bujqësisë – Armend Muja

Ministër i Infrastrukturës – Besnik Bislimi

Ministre e Tregtisë – Mimoza Kusari

Ministre e Energjisë – Artane Rizvanolli

Ministër për Komunitete dhe Kthim – Nenad Rashiq

Ministër për Zhvillim Rajonal – Sejnur Veshall.