Tre të lënduar nga zjarri në një banesë në Fushë Kosovë

Tre persona janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer në një banesë në rrugën “Shtjefën Gjeçovi” në Fushë Kosovë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci i cili bëri të ditur se zjarri është lokalizuar, derisa hetimet për shkaqet e tij janë në vijim.

“Sot, rreth orës 08:00, policia ka pranuar informatën për një zjarr aktiv në një objekt banesor në rrugën “Shtjefën Gjeçovi”, në Fushë Kosovë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë angazhuar edhe zjarrfikësit dhe ekipi mjekësor emergjent. Sipas të dhënave fillestare, tre persona janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Zjarri është lokalizuar, ndërsa hetimet për  shkaqet e tij janë në vijim”, tha Borovci.

Zjarri kaplon një ndërtesë në Fushë-Kosovë