Disa hajdutë hynë në shtëpinë e futbollistes bukuroshe zvicerane Alisha Lehmann, 26 vjeçe, ish-lojtare e Juventusit dhe aktualisht te Como. Lehmann, që ka edhe 16 milionë ndjekës në Instagram, publikoi një video ku tregon banesën e saj në Moltrasio, pranë liqenit të Comos, e cila ishte krejtësisht e çrregullt pas grabitjes, pa bërë të ditur se çfarë i është vjedhur.
Me ironi, ajo shkroi në “story”: “Herën tjetër që hyni në shtëpinë time, ju lutem pastrojeni vendin, sepse kam një çrregullim obsesiv-kompulsiv”. Bukuroshja zvicerane, me këtë mesazh tregon një sens humori, pavarësisht situates aspak të këndshme. Rasti po hetohet nga karabinierët.
Nuk është hera e parë që Lehmann bëhet “viktimë” e një vjedhjeje me thyerje, situatë e pakëndshme që ka qenë e detyruar ta përballojë edhe një vit më parë, në vilën që ndante me Douglas Luiz. Të dy luanin për Juventusin dhe shtëpia e tyre në Torino u sulmua nga hajdutët që morën një plaçkë të jashtëzakonshme me vlerë gjysmë milioni euro, mes orëve luksoze dhe bizhuterive të çmuara që i përkisnin futbollistes.
The post Hajdutët i plaçkisin shtëpinë Alisha Lehmann: “Herën tjetër, ju lutem pastroni…” appeared first on Telesport.











