Trump i thotë gazetarit të mos e “turpërojë” princin saudit me pyetjen rreth vrasjes së gazetarit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e ka mirëpritur zyrtarisht Princin e Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman, në Shtëpinë e Bardhë, ku ai u prit në South Lawn me një përqafim dhe një mbikalim në nder të vizitës.

Pas një bisede të shkurtër dhe një konference për shtyp, atmosfera u tensionua kur një gazetar bëri një pyetje në lidhje me vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, shkruan SkyNews, transmeton Klankosova.tv 

Trump u përgjigj duke e paralajmëruar gazetarin të mos e “turpëronte” udhëheqësin saudit.

Kjo është vizita e parë e bin Salman në Shtetet e Bashkuara që kur Khashoggi u vra në vitin 2018 në konsullatën saudite në Stamboll.