Barcelona rigjen “Camp Nou”, flet Laporta: Do të kemi avantazhin e të luajturit në shtëpi

Barcelona po i afrohet rikthimit në “Camp Nou” për ndeshjen e së shtunës kundër Athletic Bilbao. Presidenti Joan Laporta e përshkroi momentin si “një rikthim në të ardhmen”, duke theksuar emocionin dhe rëndësinë historike të rikthimit në stadiumin e rinovuar. Ai shtoi se aty, Barça do të rifitojë avantazhin e ndeshjeve në shtëpi, diçka që “nuk e kishte në Montjuïc”.

Laporta shpjegoi se rritja graduale e kapacitetit do të shoqërohet edhe me përshtatje çmimesh, ndërsa abonimet i quajti “më të mirat në Europë”. Sa i përket çështjes “Eintracht”, ai tha se vendimi i UEFA-s pritet së shpejti dhe shpreson të jetë pozitiv, duke theksuar se klubi po i plotëson kërkesat.

Në La Liga nuk mund t’i izolojnë tifozët kundërshtarë, por ky është detyrim për UEFA, përndryshe Barça rrezikon të mos luajë në shtëpi në Champions. Laporta foli edhe për rikthimin e Lamine Yamal, duke kritikuar standardet e dyfishta të mediave. Për statujën e Messit, ai tha se propozimi nuk i është paraqitur ende familjes, por ceremonia e lamtumirës së tij nga Barcelona dhe statuja do të realizohen.

The post Barcelona rigjen “Camp Nou”, flet Laporta: Do të kemi avantazhin e të luajturit në shtëpi appeared first on Telesport.