Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark po vazhdon dëshminë e tij në Hagë. Clark u pyet nga një prokuror nëse kishte dëshmi rreth dyshimeve se Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte spastruar etnitetin serb nga Kosova
Wesley Clark, gjeneral i pensionuar amerikan, i mbetet besnik deklaratave të mëparshme se dhunën në verën dhe vjeshtën e vitit 1999 në Kosovë e shihte si një konflikt shumë personal mes fqinjëve, për të cilën udhëheqësit e UÇK-së nuk kishin përgjegjësi.
I pyet për një deklaratë në gazetën Shekulli në vitin 1999, ku kishte thënë se nuk kishte prova se UÇK-ja ka kryer spastrim etnik të serbëve, Clark tha:
“Unë nuk kam prova apo dëshmi se UÇK-ja ishte prapa kësaj, kam indikacione që provojnë të kundërtën. Po i referohem deklaratë ku përmenden rreth 170 mijë serbë, pretendohet të jenë dëbuar nga Kosova”, tha Clark.
Clark po i referohej pretendimeve të asaj kohe për dëbimin e rreth 170.000 serbëve.
Aktualisht seanca ka kaluar në sesion privat.
Clark: Isha i përgatitur për çdo sulm që Serbia mund t’ia bënte Kosovës











