Kosova do të presë Zvicrën nesër në “Fadil Vokrri”, në ndeshjen e fundit për këto kualifikuese. Tashmë të dy kombëtaret i kanë arritur objektivat e tyre.
Zvicra e ka thuajse të sigurt vendin e parë, pasi Kosovës i duhet një fitore me 6 gola diferencë për të marrë kreun, gjë e vështirë për të ndodhur. Dardanët do të luajnë në play-off në muajin mars, në rrugën e vetme të mbetur për të siguruar një biletë të fundit për Botërorin e verës së ardhshme.
Kosova duhet të tregojë kujdes të madh nesër ndaj Zvicrës, pasi rrezikon të humbë 4 titullarë për play-offin e marsit për shkak kartonësh. Lojtarët e rrezikuar janë: dy qendërmbrojtësit Lumbardh Dellova dhe Albian Hajdari dhe dy mesfushorët Muharrem Jashari dhe Leon Avdullahu.
Me shumë mundësi trajneri Franco Foda mund t’i lërë “pushim” nesër, për të mos rrezikuar më shumë.
The post Kosova duhet të bëjë kujdes ndaj Zvicrës, rrezikon të humbë 4 lojtarë për play-offin e marsit appeared first on Telesport.











