Miftaraj në DPT te Fidani në Klan Kosova tha se ky rast do të përdorët si studim për të treguar se si shtetet dështojnë.
“Tash si jurist, për mua ka qenë e paimagjinueshme për një ministre si Rozeta Hajdari me shkelë ligjin aq lehtë, me i injoru shtatë apo tetë këshilla prej zyrës ligjore të MINT-it, prej ekspertëve të MINT-it, prej njerëzve që e kanë bërë punën për vite e vite dhe me procedu vendimin për rezervën shtetërore”, deklaroi Miftaraj.











