Shënoi golin e parë ndaj Sllovenisë, gjiganti i Europës kërkon sulmuesin e Kosovës

Përveç formës fantastike që ka treguar në sezonin e tij të parë në Bundesligë me fanellën e Hoffenheim, Fisnik Asllani shënoi një nga dy golat në fitoren e madhe të Kosovës në transfertë 0-2 ndaj Sllovenisë.

Për sulmuesin 23-vjeçar është ëprfolur për një interesim nga ana e Barcelonës dhe Bayern Munich, por duket se bavarezët janë më konkret.

Eksperti i merkatos, Florian Plettenberg, zbulon se kanë nisur negociatat e para mes Bayern dhe Hoffenheim për sulmuesin e Kosovës, largimi i të cilit është i sigurt nga klubi aktual gjate verës së ardhshme.

Ende nuk flitet për shifrat dhe detajet e tjera ekonomike, por klauzola e lirimit të Fisnik Asllanit është 30 milionë euro, shifër që e justifikon plotësisht formën e treguar këtë sezon.

The post Shënoi golin e parë ndaj Sllovenisë, gjiganti i Europës kërkon sulmuesin e Kosovës appeared first on Telesport.