Pasi bëri të ditur që nuk do të rinovojë me Borussia Dortmund, Nico Schlotterbeck do të largohet nga verdhezinjtë këtë verë, duke qenë se kontrata i mbaron në vitin 2027 dhe klubi gjerman nuk dëshiron ta humbë atë falas.
Schlotterbeck konsiderohet si një nga qendërmbrojtësit më të mirë të momentit në botë dhe për gjermanin ka një interes të madh nga shumë klube në Europë.
Një nga këto klube është edhe Barcelona, pasi Hansi Flick ka folur vetë me lojtarin dhe po mundohet ta bindë të zgjedhë pikërisht katalanasit. Barcelona po studion formula ekonomike për të konkurruar me gjigantët e tjerë të Europës, e vetëdijshme se diferenca e pagave të saj është më e kufizuar se ajo e rivalëve.
The post Hansi Flick kërkon të bindë yllin e madh të vijë te Barcelona, e kërkon gjysma e Europës appeared first on Telesport.











