E dhimbshme: Mërgimtari vdes në Mekë, pasi kreu Umrën

Një besimtar mysliman nga Kosova ka vdekur në Mekë, në mesnatën e së dielës.

Lajmi fillimisht është bërë i ditur nga miqtë e tij në Facebook, të cilët kanë shprehur pikëllimin për këtë ngjarje.

KlanKosova.tv mëson se i ndjeri ka vdekur teksa po shkonte drejt aeroportit për t’u kthyer nga Umra.

Sipas burimeve të redaksisë, ai ishte rreth të pesëdhjetave dhe jetonte në Gjermani.

Po ashtu, sipas informacioneve, shkaku i vdekjes dyshohet të ketë qenë një infarkt.