Aliu: Bedri Hamza kandidat i duhur për kryetar të PDK-së,

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka vlerësuar se Bedri Hamza është kandidati i duhur për kryetar të PDK-së.

Para fillimit të konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri, ai ka thënë se nuk ka pasur nevojë që kjo konventë të shtyhet ashtu siç ka kërkuar deputeti Enver Hoxhaj.

“Diçka që po mbahet nuk po besoj që ka pasë nevojë me u shty, me qenë se e kemi veç një kandidat. Besoj që ai do të zgjidhet, mendoj që është zgjedhja e duhur. Zyrtarisht nuk ka, me sa jam unë i njoftuar nuk ka aplikuar dikush përveç Bedri Hamzës”, ka thënë Aliu.