Edicioni i katërt i Big Brother VIP Kosova nis sonte, më 17 nëntor, dhe tashmë është konfirmuar se Olta Gixhari do të jetë sërish pjesë e panelit të opinionistëve.
Aktorja e njohur, e cila mori pjesë edhe në sezonin e kaluar, pritet të sjellë sërish komentet e saj të sinqerta dhe të mprehta, që e kanë bërë të dashur për publikun.
Olta u dallua vitin e kaluar për aftësinë e saj për të dhënë opinione të drejta dhe gjithmonë me një prezencë tërheqëse dhe elegante.
Edicioni i katërt pritet të sjellë surpriza dhe dinamikë të re, ndërsa Olta do të vazhdojë të mbajë ekuilibrin mes kritikës dhe komenteve argëtuese.
Për fansat e spektaklit, ky rikthim është një lajm i mirëpritur, duke ditur se Olta nuk i kursehet komentet e saj, por gjithmonë i jep ato me finesë dhe humor.
Big Brother VIP Kosova 4 nis sonte, duke sjellë një kombinim të ngjarjeve të papritura, intriga dhe emocione të forta, dhe Olta Gixhari duket se do të jetë sërish një nga shtyllat kryesore të opinionit të këtij sezoni.












