Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku nuk ka bërë të ditur nëse ka tjetër kandidat për kryetar të këtij subjekti politik, përveç Bedri Hamzës, ndonëse edhe Enver Hoxhaj shprehi gatishmërinë për këtë post.
Ajo pak para se të fillojë edhe Konventa e PDK-së kur pritet të votohet për kryetarin e ri, meqenëse Memli Krasniqi ditë më parë dha edhe dorëheqje nga ky funksion, tha se PDK do të jetë edhe më e bashkuar dhe më e unifikuar për t\u përballur me zgjedhjet.
“PDK është parti me emrin e së cilës identifikohet procesi i shtendërtimit të Kosovës. Sot po hyjmë në një etapë të re, pas këtij procesi PDK do të jetë edhe më e bashkuar, edhe më e unifikuar për t’u përballur me zgjedhjet e përgjithshme që na presin. Fitoren nuk e shohim brenda llojit, fitoren e vërtetë e kemi pas zgjedhjeve parlamentare”, tha ajo duke mos bërë të ditur nëse ka kandidat tjetër përveç Bedri Hamzës për kryetar.
Dalim disa pamje, Memli Krasniqi nën shoqërim të Çitakut e Ramës në Konventën e PDK-së











